Shpallje për 1 (një) teknik ndërtimi!

Bazuar në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe Vendimit të Kryetarit të Bashkisë nr. 1, datë 03.01.2024 “Për miratimin e strukturës, organikën, kategoritë, klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil të administratës dhe njësive e institucioneve buxhetore në varësi të Bashkisë Patos për vitin 2024”, Bashkia Patos kërkon të punësoj një teknik ndërtimi.

📌Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

  1. Ndjek deri në zgjidhje problemet teknike, që lindin gjatë zbatimit të investimeve të objekteve të Bashkisë Patos.
  2. Monitoron dhe mbikëqyr punimet në përputhje me kushtet e kontratave dhe harton evidencat mujore të realizimit të punimeve për çdo objekt.
  3. Kryen kontrolle të vazhdueshme nëpër objekte për zbatueshmërinë dhe ecurinë e punimeve të ndërtimit, kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik të dosjes në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe harton procesverbalet përkatëse për lënien e detyrave dhe afatet e realizimit të tyre.
  4. Kontrollon situacionet në faza të ndryshme të punimeve.
  5. Përgatit të plota dosjet për objektet në të cilat do të kryhen punime ose investime si projekt-preventiv, gen-plane, specifikime teknike duke i vënë ato në dispozicion të Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit.
  6. Drejton punimet në terren të objekteve që janë në fazë riparimi dhe/ose ndërtimi nga Agjencia.

📌Kandidati duhet të dërgojë dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Patos, këto dokumenta:

  • Kartë identiteti
  • Çertifikatë familjare
  • Dëshmi penaliteti
  • C.V
  • Fotokopje diplome dhe/ose çertifikata të tjera nëse ka.
  • Vërtetimin që është i aftë për punë.

📌Kushtet tekniko-profesionale

  • Duhet të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional;
  • Duhet të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim si dhe aftësi të provuara të punës në grup.

Dokumentat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 30.09.2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts