Lëvizjet e fundit të PS për qarkun e Fierit duke larguar Taulant Ballën si drjtues politik të këtij qarku dhe duke e zëvëndësuar me Belinda Ballukun ka nxjerr nga sirtari “ëndrrat” e disa socialistëve për orekse të tjera politike duke ngjitur shkallët e karrierës.
Por le ti shofim gjërat me radhë.
Ardhja në Fier e Taulant Ballës si drejtues politik nisi të sistemonte rrymat e ndryshme brenda PS të qarkut Fier duke i sistemuar që forcat e tyre në mbledhjen e votave nga drejtime të ndryshme të bashkoheshin në një drejtim të vetëm , në atë të mbushjes së kutive të PS duke sjellë fitoren, pra qëllimin e madh, drejtimin e Qeverisë.
Gjërat po ecnin mirë edhe pse “nëpër dhëmbë” nisi të flitej se Tao se ka të gjat në Fier. Do e heqi Rama. Do sjelli Belën. Këtë fjalë tek – tuk nisën që të forcoheshin edhe në kohën kur Belinda Balluku mbrriti në një ëmbëltore në Fier ku”provoi” “me urdhër nga lart e porosi nga poshtë” tortën me emrin e saj “Belinda”.
Kështu me radhë, në një mbledhje të kryesisë së PS në qëndër vendoset ndërrimi i roleve të Ballës me Ballikun. Bela, si e thërrasin me përkëdheli socialistët dashamirës të saj, mbrriti në Fier dhe kreu një takim me socialsitët e zgjedhur fierakë në teatrin Bylis. Disa e quuajtën takim normal me socilistët , disa të tjerë e quajtën të ashpër sepse në këtë takim na paska thënë që , ka drejtues që nuk presin e nuk zgjidhin problemet që kanë qytetarët, të kenë kujdes, të ndërrojnë sjellje se ndryshe do lën vëndin e punës, të paktën kshu na thanë ata që ishin në takim.
E teksa Bela kryen takime me socilistët e qarkut Fier në rang bashkie, kanë nisur dhe thashethemet e para që sipas bazës që thotë edhe populli, ku ka zë sështë pa të.
Duke u nisur nga urdhëresat apo “ligjet” e brendëshme që kanë forcat politike edhe ajo e PS ka që, një kryebashkiak nuk mund të jetë më shumë se dy apo tre herë në krye të institucionit. Një deputet nuk mundë të kandidojë tre mandate. Kjo ka bërë që disa deputetë fierakë të “shkundin puplat” e të gjejnë rrugë e mënyra të reja për tu sistemuar në gjirin politik të PS.
Antoneta Dhima deputete e PS për zonën e bashkisë Patos ka shfaqur dëshirën e saj dhe klanit të saj në PS, po punon që Rama të vendosi kandidate për kreun e bashkisë në Fier, pra do zbresi nga Patosi në Fier. Po pse nuk kandidon për kryebashkiake në Patos?! Jo , nuk mundet sepse aty Belinda kandidatë për deputet do vendosi Arjan Faskon, drejtor aktual në OSHEE, por kryebashkiakun Patosi e ka, Fation Duron i cili e ka mandatin e parë dhe ka kryer punë cilësore duke thithur shumë investime nga qeveria për këtë qytet të vogël naftëtarësh.
Baftjar Zeqo, deputet i zonës së bashkisë Rroskovecit, po punon në dy drejtime. Nga njëra anë duke suportuar Antoneta Dhimën që për shumë vite e mori në bashki në kohën që ai e drejtoi këtë bashki për tre mandate nga njëra anë që nëse nuk kandidon për deputete të kandidojë për kreun e bashkisë Fier, por nga ana tjetër suporton edhe Ramion Kurtin që të jet edhe ky kandidat për kreun e bashkisë Fier. Vet deputeti Zeqo e ndien “lagështirën” që Rama nuk e rikandidon më sepse për kryebashkiak jo e jo, por duan që të sistemojnë njerzit e tyre që i kan sjellë vet në PS dhe i kanë suportuar deri më sot. Por ardhja e Antoneta Dhimës për kandidim në Fier si kryebashkiake nga PS sjell pakënaqsi si tek Ramion Kurti dhe Adela Hysenaj (ish kryetare e FRESH) si bashkëkryetar të PS në Fier të cilët janë dy nga emrat që lakohen për kandidatura për kreun e bashkisë Fier nga PS meqënëse Armando Subashi e përmbushi ciklin e tij në krye të bashkisë Fier.
Pra veprime të tilla , zgjim ëndrrash ka bërë që të rindizen e të lëvizin ujrat e rrymat e ndryshme brenda PS në Fier, pra ardhja e Ballukut po prish disa rregulla në klanet e PS në Fier, po zgjeron hendekun me sktyre rrymave, rryma të cilat Taulant Balla po i ngushtonte, po i eleminonte. Orientimet e Gramoz Ruçit si “mjeshtër” i uljes së tensioneve e pakënaqsive, si plak i mençur i sheshoi disi luftën e brrylave në kët forcë politike për dy gjëra. E para, ka qënë për disa vite drejtues politik në këtë qark dhe e njef shumë mirë dhe e dyta, edhe pse ka ikur përsëri e ka kurajon dhe i ecën fjala edhe pse është “larg” politikës. Orientimet e Ruçit tek Rama kanë qënë ato që erdhi Balla dhe jo dikush tjetër dhe tani me ikjen Ballës dhe ardhjen e Ballukut.
Zëra brënda PS thonë se Edi Rama në pesë emrat e para të listës socialiste për deputetë të qarkut Fier do vendosi njerëzit e tij tl besuar që nuk e kundërshtojnë, sa për të tjetrët , le të punojnë e të fitojnë. Nga ana tjetër ikja e Taulant Ballës dhe ardhja e Belinda Ballukut kanë bekimin e “plakut të PS” Gramoz Ruçi pasi si Belinda Balluku dhe Taulant Balla e njofin mirë lojën e shahut por dhe dinë të luajnë edhe pa top lojën e rëndë të rekbisë. Gjithsesi, fjalët mbeten fjalë, por asnjëherë nuk i dihet. Ëndrra janë, bën vaki dhe dalin.