Berat – Një automjet tip Toyota me targë AB 462 MH ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni të lartë. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

Drejtuesi i mjetit, Dhimitër Papa është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat ku po merr mjekim pas plagëve të marra nga përplasja dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pa dëmtime serioze.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë që efektivë të policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe lidhjet e linjës elektrike të zonës,pas përplasjes me shtyllën e tensionit të lartë.

Në zonë kanë shkuar edhe punonjësit e OSHEE-së të cilët kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts