Greqi – Një 28-vjecar shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë në Athinë.

Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë. Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjec, shtetas shqiptarë me dokumenta greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor.

Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushurinj me njëri tjetrin. Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

Autorët e dyshuar për vrasjen në Athinë janë Enis Loka 17 vjec i cili ka marrë përsipër edhe aktin ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas deshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts