Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish gjyqtarit Fran Prendi, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar ndaj 30-vjeçarit me pistoletë me silenciator.

Klajdi Prendi  ka qenë në një lokal në zonën e Xhamllikut  në rrugën “Xhanfize Keko”  i shoqëruar nga persona të tjerë dhe më pas ka dal nga lokali për të hipur në makinë dhe në këtë moment është qëlluar

Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës rreth orës 00:36 të 19 nëntorit.

Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe prej aty pranë liqenit të Farkës kanë djegur një makinë, tip Audi A4 ngjyrë gri.

Pasi i kanë vënë zjarrin makinës, ata dyshohet se janë larguar me një tjetër automjet, që i priste në zonën e Farkës.

Tiranë/Informancion paraprak

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Policia ka shoqëruar disa persona që janë marr në pyetje që mund të kenë dijeni dhe mund të kenë informacione në lidhje më këtë ngjarje.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts