Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës.

Sipas raportimeve paraprake të policisë thuhet se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një makine ku po lëvizte një 30-vjeçar i identifikuar si Kevin Hajrulla

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes. Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit. 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts