Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesit politik të qarqeve që do të drejtojnë edhe fushatën për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë sot në Durrës, Edi Rama bëri të ditur edhe emrat e drejtuesve Politikë të PS në qarqe, ku në Tiranë, që është edhe qarku më i madh dhe me peshën më të lartë elektorale do të ketë 3 drejtues që janë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.
Ndryshime ka pësuar në disa qarqe, si në Shkodër, Durrës dhe Berat që Edi Rama ua ka besuar drejtimin politik Kryebashkiakëve në detyrë. Ndërkohë Belinda Balluku është zhvendosur nga Dibra në Fier, ndërsa në Dibër ka hyrë si drejtues politik, Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Taulant Balla nga drejtues politik i Fierit është caktuar si drejtues politik i Diasporës. Ndërkohë në Elbasan, Damian Gjiknuri është zëvendësuar nga Arbjan Mazniku.
Të pandryshuar kanë mbetur drejtuesit politikë në Qarqet Lezhë, Korçë e Kukës, që Rama ua ka besuar përkatësisht Ulsi Manjës, Niko Peleshit dhe Pandeli Majkos.
Qarku Tirane
Elisa Spiropali
Erion Veliaj
Ogerta Manastirliu
Durres
Emirjana Sako
Shkoder
Benet Beci
Lezhe
Ulsi Manja
Kukes
Pandeli Majko
Elbasan
Arbian Mazniku
Fier
Belinda Ballaku
Korçe
Niko Peleshi
Berat
Ervin Demo
Gjirokaster
Mirela Kumbaro
Dibër
Blendi Gonxhe
Drejtuesi Politik i Diaspores
Taulant Balla