Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV thotë se në krye të krimit të organizuar qëndron vetë kryeministri, madje është ai që e komandon atë. Sipas Hoxhës me metodat që ka ngritur, Rama godet një grup kriminal dhe ngre një tjetër.
“Unë vazhdimisht e kam thënë dhe e them. Në Shqipëri ende nuk është krimi që e komandon kryeministrin, por kryeministri komandon krimin… E komandon, jo bashkëpunon. Dhe faktet që e komandon do jap një e nga një. Pra është ai më i rëndësishëm. Muajt e fundit po e artikuloja dhe është kjo një nga arsyet e goditjes.
E patë sot në Shkodër po të dojë, ta lë RENEA-n te gardhi dhe ata skano çfarë bëjnë. Pra ne nuk kemi kartele si Amerika Latine si Ekuadori. Por ne kemi diçka tjetër, meqenëse ka ngritur këtë sistem. Kryeministri e kontrollon deri në detaje mënyrën se si funksionon. Madje ai është në gjendje që të godasë një grup e të lejojë tjetrin, ose të godasë 5 grupe e të lejoje ngritjen e 3 të tjerave” – tha Hoxha.
Mbështetja që sipas tij krimi i jep Ramës, u pa fare qartë në zgjedhjet e vitit 2021, kur megjithëse kishte një perceptim dhe bindje të përgjithshme se do kishte rrotacion, ishin krerët e bandave kriminale ata të cilët e kundërshtonin me forcë këtë në bisedat e tyre.
“Çfarë kam vënë re në vitin 2021 e kam thënë publikisht. Nuk po shikoja asnjë shenjë apo anim të organizatave kriminale nga opozita sepse nëse ata tradhtojnë anijen e pushtetit kur anija po mbytet. Sepse ata janë minjtë ekselentë të mbytjes së pushtetit.
Asnjë nga organizatat e mëdha kriminale nuk po ndryshon qëndrimin ndaj mazhorancës dhe pushtetit. Në atë kohë unë vetë besoja se do kishte ndryshim, ndërsa ata nuk besonin, Dhe kështu rezultoi që nuk pati” – tha Artan Hoxha.