Fier – Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës një shtetas 47 vjeçar pasi teksa drejtonte automjetin e tij në unazën e qytetit Skënderbeu ka përplasur përtokë një 75 vjeçar i cli ka ndërruar jetë rrugës për spital ku po e dërgonin për ti dhën[ ndihmë mjekësore.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin Isuf Buzi, 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.
Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.