Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Burime pranë organit të akuzës, Ilir Metës i janë vënë prangat mesditën e kësaj të hëne, datë 21 Tetor.

Ish-presidenti i vendit është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje. Madje, Ilir Meta është paraqitur në SPAK  më shumë se dy herë.

Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia. Raportohet se ai ka qenë në zonën e Casa Italias në periferi të Tiranës. Ai sot kishte lajmëruar një konferencë shtypi në mesditë në orën 13.40.

Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë ku po kthehej nga Kosova kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe me disa persona te tjerë. Ai është arrestuar nga forcat e policisë dhe BKH me uniforma civile dhe me maska, duke i vendosur prangat.

Por mësohet se sot SPAK ka vendosur masë edhe ndaj Monika Kryemadhit me detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts