Gjykata e Apelit me Juridiksion të përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi arrestin me burg për Altin Kukën dhe djemtë e tij, të arrestuar për bashkëpunim në vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Por gjatë kohës që autori dhe djemtë e tij ishin në seancë gjyqësore familjarët e viktimave prisnin para dyerve të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe kërkonin drejtësi, ose në të kundërtën do të shkonin në vetëgjyqësi.
Altin Kuka dhe djemtë e tij këtë të martë kanë dalë para Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ndërsa gjykata e juridiksioni të përgjithshëm nuk ka ndryshuar vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë në Fier e cila kishte lënë në burg Altin Kukën vrasësin e dy vëllezërve Gramoz e Lavdimir Kurtaj. Apeli i Tiranës ka lënë në burg edhe Ervis e Emaurisio Kuka djemtë e autorit si dhe 67 – vjeçarin, Tomor Zyka.
Ndërkohë që Gjatë kohës që po zhvillohej seanca gjyqësore në Apelin e Tiranës, familjarët e viktimave u shprehen se kërkojnë drejtësi, ose në të kundërtën do të vendosin vetëgjyqësi…
Vrasja e dyfishtë u regjistrua më 10 shtator të këtij viti në fshatin Kurjan të Roskovecit ku Altin Kuka, 49 vjeç, pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Pas krimit Kukaj u vetëdorëzua, kurse fëmijët u ndaluan një ditë më pas (11 Shtator), pas kërkimeve të policisë dhe kontrolleve, në një banesë në fshatin Cukalat, ku dhe fshiheshin.