Gjuha rome po shkon drejt asimilimit dhe për këtë arsye Latif Kazanxhiu, Kryetari i shoqatës ‘Rome Aktive Albania’ kërkon që ajo të ruhet duke u hapur në shkollat ku ka nxënës të këtij komuniteti, një klasë ku të mësohet gjuha rome. Madje edhe vetë banoret e këtij komuniteti kërkojnë që gjuha e tyre te mos zhduket.
Komuniteti rom në Fier kërkon gjuha e tyre të mos zhduket dhe për këtë arsye shprehen se në shkollat ku ka fëmijë të këtij komuniteti të këtë një klasë ku të mësohet gjuha rome. Latif Kazanxhiu mësuesi i parë i shkollës së parë i gjuhës rome në shkallë kombëtare por njëkohësisht edhe kryetari i shoqatës Rome Aktive Albania tregon për nevojën, dhe domosdoshmërinë e hapjes së një klase në shkolla ku ka komunitet romë në Fier ashtu si ka edhe në Tiranë, Korçë, Elbasan.