U festua 80 vjetori i çlirimit të qytetit të Fieri paraditen e sotme. U mblodhën si dikur të mëdhenjë e të vegjël, të rinjë e pleqë por një gjë më bëri përshtypje si femrat e meshkujt kush e kush i zbukuruar më shumë. Kjo gjë u ra në sy shumë qytetarëve të thjeshtë të cilët me ironi thoshnin, a që se bëra gruan parukiere. A që se bëra djalin berber.

Po pse, ja priste tjetri që bënte sikur se kuptonte. Po ja o derbardhë, nuk e shikonë si janë pispillosur femrat, që nga lyerja e flokëve, krehja, veshja, bizhuterirë, thonjtëëëëë. Të drejt ke, ashtu qënka, ja priste tjetri me namusllëk.

Po edhe meshkujt më keqë se femrat, të kuruar me mjekërr të lyer, veshur me këmisha të bardha me xhaqeta stofi sportive me pantallona doku apo xhins model tub, kush e kush të dukej si topmodel pa harruar që mbanin fortë nën sqetull nga një çantë portofol, thua se kishin pasuritë e shtëpisë më shumë se në bankë.

Ja kshu që thoni juve, socialistët të mbledhur sipas grupimeve brenda forcës politike, pavarësishtë se përshëndeteshin e takoheshin qeshnin e buzqeshnin me ironi dhe me vete thoshnin, “ah që do ma hash po dale dale, do ja dëgjosh krismën”.

463209715 10232920671708387 6427619147118370709 N

Duke takuar e përshëndetur sa një grup e tjetrin në atë ceremoni përkujtimore të 80 vjetorit diku rrije e dëgjoje me “rradarët” nga ata që bisedonin por me sytë diku tjetër ( si thotë populli, sytë nga qielli e duart nga mielli). Ehhhh na erdhi Bela vlla u bën bashkë me Spiropalin. Po po ja priste tjetri. Që të dyja janë linja e Agait të tepelenës. Po e thonë të gjithë, problemet e fierit ato do i zghidhin si për kandidat për kryebashkiak edhe për deputetë, ato vendosin emrat se vulën e çon i madhi, Rama, ai gjigandi. Ua kishte thënë, ju ty dyja e zgjidhni me njëra tjetrën. Burri i Spiropalit, Salarioni, hë mo ai që ishte drejtori Ujësjellës kanalizimeve në Fier, se e kemi nga Fieri, nga Frakulla, do jetë kandidat për kryetar bashkie në Fier ndërsa Ceno Klosi miku i Belës do jetë kandidat për deputet në Mallakastër. Nuk do e vendosin më Ismetin, thonë, i lau duart ai, të paktën kshu është vendpsur deri tani.

Po çfarë thua , ja priste tjetri, kanë nisur pazaret dhe emërimet që tani?! Po ne për çfarë punojmë e luftojmë në PS?! Bridh ditë e bridh natë, as drejtora as kandidatë?! Epo në e kanë vendosur të punojnë , të ulin kurrizin e ti mbledhin votat vetë, ti mbrojnë votat e kutitë vetë, se për ta nuk e lëvizim fundshpinën, ja priste tjetri.

Ehhhh, thashë me vete, kështu flasin kta se su kanë kërcitur dhëmbët , pa kur tua tringëllojnë do ulin shpinën e nuk do ndihen fare tamam si ata të moshës tretë apo ata që po shkojnë drejt moshës tretë, flasin e flasin tani kundër atij të gjatit e kur vijnë votimet, hopa në krahë thesin e miellit apo zarfin e fryrë në xhepin e xhaqetës e ooooopa fleta në kutiçkën e partiçkës. E presim ne për drejtësi apo zhvillim, e prioritete.

Loja ka nisur të luhet, dhe po luhet me sa pjesë duan politikanët e ndërkombëtart, por topi është i imi , penalltinë do e gjuaj vetë e rezultati do dali si dua unë.

Ja natë të qetë për sot, mos flini me ëndrra se kandidatët do vendosen ata që duan ata, balli i partisë, ne poshtë hajt, rresht për nji.

Ikni tani se shkoi ora, gjum, ditë e re kismet i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts