Fier – Dy automjete janë përplasur mbrmjen e sotme në rrugën Mujo Ulqinaku , pranë shkollës së mesme të muzikës në Fier. Si rezultat i këtyre përplasjeve ka pasur vetëm dëme materiale tek automjetet e jo të dëmtuar nga drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ndodheshin në to.
Në vendngjarje ka shkuar policia e qarkullimit rrugor si dhe ekspertë të kriminaliatikës për të zbardhur rethanat e këtij aksidenti
Policia

Rreth orës 21:30, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, Fier, shtetasi F. L., duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. Gj.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.