Fier – Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, pranë vendit të quajtur “ Vajkan” .
Një automjet tip” Renault” është përplasur me një motorr dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motomjetit është plagosur rëndë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit ku ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.