Fier – Aksident me pasojë vdekjen e një çifti bashkëshortësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan – Tepelenë. Një automjet autobot që drejtohej nga Sazan Arapi ka përplasur një automjet tip Ford që drejtohej nga Vangjel Ajdini.
Burime paraprake nga policia e Fierit pohojnë se nga përplasja e mjeteve kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Ford Vangjel Ajdini dhe gruaja e tij Marga Ajdini, ndërkohë që të plagosur në spitalin rajonal Fier që janë duke marr ndihmën mjekësore, por janë jashtë rrezikut për jetën Sazan Arapi dhe gruaja e tij Arjanisa Arapi.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini.
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi Vangjel Ajdini, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Marga Ajdini, (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi Sazan Arapi, dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja Arjanisa Arapi, ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.