Lushnje – Një aksident me pesë persona të plagosur ka ndodhur pak më parë në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Dy mjete, një tip smart me targa AB 363 KO dhe një Toyota me targa AB 165 LH janë përplasur njëra me tjetrën. Si rezultat i përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Bilanci pesë persona të plagosur mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit po disiplinojnë trafikun.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor “Berat-Lushnjë”, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts