Fier – Aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi këmbësor ka ndodhur në orën dy pas mesnate në aksin rrugor Lushnje – Tiranë. Makina ka goditur për vdekje një 56 vjeçar i cili ka ndërruar jetë në vend ndërsa drejtuesi I mjetit është shoqëruar për në polici.
Policia
Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.