Fier – Një aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në aksin rrugor Fier – Libofshë ne fshatin Agim te Fierit prane nje karburanti , ku një automjet eshte përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të (çift bashkëshortësh) rreth 65 vjeç kanë pësuar demtime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit jashte rrezikut për jetën .
Shkak dyshohet te jete shpejtesia tej normave te lejuara, dhe rruga e pandricuar. Policia dhe grupi hetimor ne vendngjarje per te zbardhur shkaqet e aksidentit ne fjale.
Policia
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.