Fier – Një automjet ka rënë përmbys në një kanal në Frakull të Fierit disa minuta më parë. Lajmi konfirmohet si nga banorë të zonës ashtu dhe policia vendore e Fierit.

Burime informacioni pohojnë se makina është përmbysur në kanalin anësor të ujrave  në rrugën kryesore në rotacion e Kafarajt në autostradën Levan – Tepelenë por që fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur që të dali prej saj pa dëmtime dhe është mirë.

Po këto burime pohuan se makina ka qënë me targa greke, dhe drejtuesi i saj kishte dy dite e një natë pa gjumë në udhëtim, por që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime të rënda.

Grupi i ekspertëve por dhe një patrullë policore kanë shkuar në vëndin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Fier/

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts