Lushnje – Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor nacional Berat Lushnje ku ka pasur një të plagosur i cili po merr mjekim në spitalin e qytetit.

Aksidenti në afërsi të fshatit Çukas ka ndodhur pasi shtetasi Veli Mara sapo ka zbritur nga motoçikleta ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Në ato momente një mjet tip Benz me targa AB 922 ER me drejtues shtetasin Rudin Lila 25 vjeç e ka përplasur ndonëse është përpjekur t’a shmangë.

Është njoftuar ambulanca dhe ka shkuar në vendngjarje. Mara është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjëndje të rëndë për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për të dokumentuar ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një shkaqet e aksidentit ka qenë personi që i ka prerë rrugën mjetit. Pritet ekspertiza teknike e policisë për të hedhur dritë mbi këtë aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts