Fier – Aksident me pasojë vdekjen e nje personi ka ndodhur disa minuta me parë në bypassin Mbrostar – Levan në vendin e qujatur kryqëzimi i Pojanit.
Një auromjet tip BMW X5 ka dal nga rruga me sens levizje ne drejtim të Vlorës.
Per shkak të shpejtësisë, lagështirës në rrugë dhe përgjumjes se shoferit makina ka dal nga rruga e për pasojë shiferi është plagosur dhe pasagjeri ka vdekur, pohojnë burime zyrtare nga drejtoria e polocisë vendore Fier.
Në vendngjarje forca të policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve por dhe për të përcakruar rrerhanat e ndodhjes së aksidentit.
I plagosuri eshte dërguar në spitalin rajonal Fier e më pas drejt spitalit traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore ndërsa viktima në morgun e spitalit
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.