Patos – Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ruzhdie në Patos.
Një automjet tip“ Benz Kamioncinë” me drejtues Leonard Shehaj, banues në Patos është goditur me automjetin tip “ Benz” të drejtuar nga Agim Kamberi. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i benzit së bashku me pasagjerin Bashkim Danaj kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kétij aksidenti .



