Agjentët e BKH-së nuk kanë ushtruar kontrolle vetëm në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Velia. Edhe në bashkinë e Tiranës kanë shkuar agjentë të BKH-së për kontroll. Por këtu nuk dihet nëse është arritur të bëhet kontrolli, pasi për të kontrolluar zyrën duhet të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, i cili ndodhet jashtë vendit, në Hamburg, Gjermani.

Disa agjentë kanë shkuar edhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisa në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts