Fier – Ngjarja e rëndë në zonën Ambeloqipo në Athinë ku Alba Cenko është gjetur e pajete në papafingon e shtëpisë , pasi është vrarë me çekiç nga bashkëshorti i saj 39- vjecar, Kastriot Cenko , ka shokuar banorët e Shën Pjetrës në Fier.

Banesa ku cifti jetonte me nënën e tij , e cila ishte larguar drejt Greqisë një javë më parë për të kaluar festat e fundvitit me djemtë e saj, është e mbyllur , ndërsa komshinjtë nuk mbajnë dot lotët nga krimi makabër.

“ Ishin cift pa kontradita pohojnë ata ,  teksa theksojnë se cifti mund të ketë patur konflikte të brendshme që kanë cuar në këtë situatë ekstreme. Jemi shokuar dhe nuk na bëjnë duart për asgjë thonë mes lotësh ndërsa pohojnë se në zonën e tyre të qetë nuk janë përballur më parë me krime brenda familjes.

 

Ndërkohë një prej gjitoneve  Yllka Sako, vjerra e motrës së viktimës Albës  tregon mes lotësh se prej ditësh nusja e saj nuk po mund të lidhej me të motrën dhe ishte tepër e shqetësuar.

Në emër të Albës , i kthente përgjigje Kastrioti nga twlwfoni i saj ndërsa vetë autori në rastet kur u përgjigjej telefonatave  u thosh që ka ikur nga banes, ndërsa në teledon kish marr vjerrin dhe e kish pyestur nëse kishte shkuar në Shqipëri e shoqa e kur vjerri i kish thene nuk ka ardhur ai i kish thënë do ket ikur me të dashurin

Cifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 14 vjec të cilët ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi por po flinin. Na vjen keq për fëmijët thonë gjitonët , që nuk e  dinin që jetonin me kufomën e nënës në shtëpi. Le ta ndante thotë një prej tyre , dhe mos ti merrte jetën

Familjarishtë çifti kishin ardhur mbi 10 vjet më parë tek xhahi në Shënpjetër, pasi ndërtuan banesën e tyre ata ikën në Greqi ndërkohë që në fshat mbetën dy prindërit. Babi i autorit ka vdekur 2 vjet më parë dhe të ëmën e mernin cdo vit për të kaluar festat së bashku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts