Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur së fundmi për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Në një intervistë për median italiane “Quarta Repubblica”, Meloni u shpreh e bindur se projekti do të funksjonojë dhe se Italia po punon për të gjetur një zgjidhje.

Kryeministrja italiane deklaroi se nuk merr impenjime që nuk mund t’i mbajë dot dhe marrëveshja me Shqipërinë duhet të funksionojë sepse është inovativ dhe ka marrë vëmendjen e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit europian. Meloni deklaroi se e dinte që do hasej me shumë pengesa sidomos në politikat për të zgjidhur çështjen e emigracionit.

Intervista:

Giorgia Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk marr impenjime që nuk mund t’i mbaj dot.

Gazetari: Po gjyqtarët nuk i lejojnë emigrantët të ikin atje.

Giorgia Meloni: Mos u shqetëso. Ka zgjidhje, po punojmë. Projekti i Shqipërisë sipas meje duhet të funksionojë. Po punojë që të funksionojë. Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar atë. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore, ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë. Unë kisha marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Jam e pajisur, e dija, veçanërisht për emigracionin, sepse e dija që do të kishte kundërshtime shumë të gjera. E dija që do të kisha hasur në shumë pengesa, kjo që po shohim, e dija që shumë nuk do të ishin dakord me këto iniciativa, pas së cilës mendoj se nuk duhet të ndalemi para pengesave që ne hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë.

Etiketa: Marreveshjameloni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts