Ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit.

MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez, Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve.

Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat.

Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.

Politie2018imageset Genericlandscape 750x375

Europol u ka “hequr nga duart” një tjetër aplikacion të koduar rrjeteve kriminale. Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka arritur që të “zbërthejnë” aplikacionin MATRIX. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Operacioni është zhvilluar me mbështetje nga homologët e tyre italianë, lituanianë dhe spanjollë.

Pas Encrochat dhe SkyECC, Europol ‘zbërthen’ tjetër

MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Kështu nisi dhe hetimi! Shumë shpejt u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte më komplekse se platformat që tashmë janë të njohura për publikun, Sky ECC dhe EncroChat. Në këtë rast, themeluesit e aplikacionit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt për t’u përdorur nga kriminelët.

Por si funksiononte aplikacioni?

Përdoruesit mund të merrnin shërbim vetëm nëse merrnin një festë nga dikush. Për të pasur akses ekzkluziv duhet të paguaje nga 1300-1600 euro në muaj. Të paktën 8000 llogari janë gjetur kudo në botë dhe nga përdoruesit janë dedektuar 33 gjuhë të ndryshme nga gjithsej 2,3 milionë mesazhe të shkëmbyera. Sipas Europol, në mesazhe flitet për trafik droge, armësh dhe pastrim parash.

Në kuadër të operacionit një person u arrestua në Francë, 2 në Spanjë, dhe 6 shtëpi u kontrolluan në Lituani. Serverët kryesorë në Francë dhe Gjermani u kapën dhe tani autoritetet do të jenë në gjendje që të aksesojnë në mesazhet që kanë shkëmbyer kriminelët për të zbardhur detaje lidhur me ngjarje që kanë ndodhur me shumë gjasa edhe në Shqipëri. Deri më tani, fatin e Matrix, e kanë pasur edhe aplikacionet e tjera, si Sky ECC, EncroChat, Exclu dhe Ghost.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts