Mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme amendamentin e propozuar nga Sali Berisha për minimumin jetik, që sipas kreut të PD-së duhej të ishte 200 euro.
Me 72 vota pro, deputetët e mazhorancës nuk kanë pranuar kërkesën e opozitës, teksa votat e demokratëve ishin të pamjaftueshme për të kthyer në ligj amendamentin e kryetarit të tyre.
Pra, shqiptarët që jetojnë me ndihmë ekonomike apo pensionistët me pension të ulët do të vijojnë të jetojnë në varfëri dhe skamje, duke u mjaftuar me lëmoshën që ka vendosur t’u japë qeveria, në pritje të ndonjë bonusi kur ka zgjedhje.