Luciana Curtis dhe familja e saj  u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për 12 orë në Brazil të mërkurën mbrëma.

Familja kishte qenë duke ngrënë në një lagje të pasur në São Paul kur një grup kriminal i maskuar i detyroi ata, me armë në dorë, të hipnin në makinë dhe i çuan në një kasolle të braktisur në periferi të qytetit, ku u mbajtën robër gjatë natës, sipas raportimeve. Ata u liruan herët të enjten pasi rrëmbyesit vodhën para nga llogaritë e tyre bankare.

“Gjatë kontrollit nga ekipet e specializuara të policisë, banda ka braktisur familjen dhe ka ikur”, tha policia, sipas The Post.

Fëmija më i madh i çiftit, i cili nuk shkoi në darkë me familjen, njoftoi policinë pasi ata nuk u kthyen nga darka të mërkurën. “Familja është liruar dhe ata janë të sigurt dhe mirë”, deklaroi një përfaqësues i Curtis.

Luciana Curtis, e lindur në Sao Paulo, është një figurë e njohur në industrinë e modelimit. Pas fillimeve të saj si adoleshente, ajo fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1993, kur mori titullin “Supermodel of the World” në Brazil. Gjatë karrierës së saj, ka pozuar për revista prestigjoze si Glamour, Cosmopolitan dhe Marie Claire, dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si Victoria’s Secret, H&M dhe L’Oreal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts