Së fundmi Arnold Schwarzenegger është përballur me një incident ditën e Falënderimeve.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit zbarkoi në shtëpinë e aktorit pasi morën një telefonatë se një bombë ishte vendosur në kutinë postare të Schwarzenegger në shtëpinë e tij.
Megjithatë, doli të ishte një alarm i rremë. Një burim tregoi për mediat se policia ka pasur një bisedë me personelin e sigurisë së Arnold dhe pretendoi se do të ishte vështirë për këdo që të vendoste një bombë pranë shtëpisë së tij duke qenë se në banesë ka siguri 24 orë.
Kur policia mbërriti në shtëpinë e Schwarzenegger-it, aktori nuk ishte i pranishëm pasi ishte në palestër dhe pritej të bashkohej me familjen më vonë për darkën e festës. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.