”Një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh.” Kjo është shprehja e famshme për mollën, kurse përfitimet nga ajo janë me të vërtetë të shumta.
Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.