Vëzhgim: Thoma Goga
Shikoni me kujdes këtë tabelë vendosur tek diga e liqenit. Shikoni dhe fotot nga liqeni i Roskovecit, që po thahet.
Bëhet fjalë për një projekt, ku mungojnë 2 elementë të rëndësishëm; koha e fillimit dhe mbarimit të punimeve si dhe fondi limit se sa koston. Gjithashtu ka një “lapsus”; flitet për “blerje materialesh” dhe më poshtë thotë: “Sipërmarrësi i punimeve”(?!).
Çfarë materialesh do blihen dhe çfarë punimesh do kryhen?
Fermerët e zonës së Roskovecit presin përgjigje për këto pyetje, sepse tokat e tyre po zhuriten. Siç duket edhe në fotot e tjera, liqeni po thahet. Jemi në fund të vjeshtës dhe ky liqen 65 vjeçar asnjëherë nuk është tharë. Po kujt i bëhet vonë?!
Rëndësi ka “projekti” pa kokë e pa bisht, dhe tabela sa për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Ja pra, pas një projekti dhe një tabele ku mungon transparenca, lind dyshimi se aty fshihet “merimanga” i hajdutërisë...


