Fier – Një shtetase e pa identifikuar është gjendur e dëmtuar anës rrugës në autostradën Fier – Lushnje këtë pasdite të sotme.
Menjëherë ajo është marr e është dërguar për në spitalin rajonal Fier, por që edhe pse bluzat e bardha u përpoqën tu japin ndihmën e parë mjekësore ajo ka ndërruar jetë
Polocia
Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.
Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që humbi jetën në spital, për shkak të dëmtimeve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin Sh. H., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. T., 61 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.