Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjenme partnerin e saj, Dorin.
“Duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë. Më ndodhi diçka në stomak. U takuam rastësisht dhe më pas ai iku.
Propozimi i tij ndodhi në Romë, por ishte në Spanjë ku bëmë një bisedë shumë të rëndësishme”, u shpreh Olta në emisionin e Arbana Osmani“Mirëmëbrëma yje”,
Aktorja zbuloi se, ndonëse ishin takuar vetëm disa herë, Dori i bëri një propozim:
“Ishim ulur në një banak në Spanjë. Nuk ishim puthur ende, nuk kishim bërë dashuri, por i thashë troç: ‘Të dy mund të kemi qejf të bëjmë dashuri me njëri-tjetrin, por unë nuk dua të zgjohem nesër dhe të mos e di se çfarë të kam.’ Ai më tha: ‘Mendoje mirë. Nëse vendos të vish në Romë në këtë datë, nuk ka më kthim pas.’”
Olta pranoi gjithashtuse Dori nuk është i pasur, por vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore.