Nga Lutfi Dervishi – Kur makina shtypi njeriun e parë, kori i atyre që donin të ndalonin makinën nga qarkullimi nuk ishte i vogël.
Si mund të vdesë njeriu nga makina?!! Skandal? Çfarë është kjo monster që vret njerëz. Me kuajt ishim rehat,
Makinat nuk u ndaluan, por u investua shumë në infrastrukture, nē sinjakistikë, në rregullore, në masat e sigurise. Makina vazhdon të marrë jetë njerezish edhe sot, por askujt nuk i shkon në mendje të nxjerrë makinën nga rruga.
Debati i hapur sot nga kryeministri për tè mbyllur tik tok dhe snap chat per shkak se nxisin bulizmin, gjuhën e urrejtjes ka vlerë vetëm nëse nxirren mësime nga pësimet dhe
nuk shkojmë në zgjidhje alla Adhamudh
Sot teknologjia nuk është thjesht një mjet; është një pjesë integrale e jetës sonë. Nuk divorcohemi dot nga jeta digjitale. TikTok, Snapchat dhe platformat e tjera sociale nuk janë burimi i problemit – ato janë mjete, ashtu si makina, që përdornim dje dhe që përdorim edhe sot. Problemi nuk qëndron tek TikTok dhe platformat e tjera, por tek mënyra sine i përdorim dhe si i menaxhojmë efektet e tyre në shoqëri.
Nëse mbyllim Tiktok dhe snapchat, a jemi të sigurtë se në platforma të tjera nuk ka bullizěm, gjuhë urrejtje, veprime tế paligishme?!
Në vend që të mbyllim këto platforma, duhet të investojmë në “infrastrukturën” sociale
Në anarkinë e botës digjitale që po jetojmë zgjidhja duhet kërkuar te edukimi dhe jo ndalimi.
Një përdorues i mirëinformuar fiton dhe nuk humbet nga rjetet sociale,
Në vend që t’i shmangemi teknologjisë, duhet të edukojmë fëmijët dhe të rinjtë se si ta përdorin në dobi të tyre atë.
Kurrikulat shkollore duhet të kenë lëndë mbi etikën e përdorimit të mediave sociale dhe njohuri mbi privatësinë, bulizmin dixhital dhe
ndikimin emocional që nesër mund të vijë jo vetëm nga përdoruesit njerëzit, por edhe nga botet dhe Inteligjenca Artificiale.
Ashtu si sinjalistika rrugore rregulloi trafikun, ligjet duhet të rregullojnë përdorimin e teknologjisë.
Mund të vendosen kufizime për algoritmet që promovojnë përmbajtje të dëmshme ose të
përcaktohen mekanizma më tě fortë për raportimin e bulizmit dhe gjuhës së urrejtjes.
Mund të investohet mě shumë për të luftuar krimin kibernetik pēr t’ia ngulur në mendje “trimit” dhe “anonimit” se në rrjet “nuk është
aq i padukshëm dhe i pakapshëm sa mend
Ashtu si fëmijët nuk lejohen të ngasin makinën pa një licencë, edhe qasja e tyre në teknologji mund dhe duhet të jetë e mbikëqyrur. Prindërit dhe mësuesit kanë nje rol për tě luajtur në mësimin e vetekontrollit dhe përdorimit të vlefshëm dhe etik të teknologjisë.
Ashtu si makinat kanë evoluar me rripa sigurie, airbagë dhe sensorë që shmangin aksidentet, edhe platformat dixhitale mund të
zhvillojnë teknologji që minimizojnë rreziqet, Algoritmet duhet të programohen per te favorizuar pērmbajtje pozitive, ndërsa përdoruesit duhet të kenë informacionin e duhur se si të dalin nga një mjedis toksik on line.
Në vend që tế demonizojmë dhe të
mbyllim një platformë, le të hapim
debatin mbi efektet që kam teknologjia mēnyrat më të mira për ta përdorur atë. Të mbyllim hapësirën virtuale apo të flasim për një mjedis dixhital të shëndetshëm?
Mbylja nuk është zgjidhje!
Ashtu si nuk ndaluam makinat, nuk
mund të ndalojmë rrjedhën e
teknologjisë. Aq më tepër që me
Inteligjencën Artficiale nuk jemi para një rrjedhe, por një dallge të madhe, Çdo pērpjekje për të mbyllur platformat dixhitale është një luftë kundër erërave të kohës. Nëse te mbyllja kërkojmë zgjidhjen kemi injoruar rrënjët e problemit.
Në fund të fundit, platforma si TikTok nuk janë “monstra” që duhet të eliminohen, por “makina të reja” që kērkojnë rregullore, edukim dhe
pērgjegjësi.
Në vend që të bějmë luftë me
teknologjinë, le të investojmë të
mësojmë si të bashkëjetojmë me të.
Nëse duhet të shpallim luftë, para se të ç’armatosim duart, duhet të
ç’armatosim mendjen, zemrën, dhe
gjuhën. A e bëjmë dot këtë?