Pajisje të teknologjisë së lartë të prodhuara nga një kompani në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë 2.1 milion dollarë u janë shitur kompanive në Rusi të lidhura me ushtrinë. BBC News ka zbuluar dokumente që tregojnë se lentet e kamerave të prodhuara në Britani janë dërguar në funksion të ushtrisë ruse nëpërmjet një kompani të regjistruar në Kirgistan, që me sa duket drejtohet nga një modele me rroba banje.

Prodhuesi britanik “Beck Optronic Solutions” i cili ka punuar për tanket britanike “Challenger 2” dhe avionët luftarakë F35 thotë se nuk ka shkelur sanksionet, nuk ka marrëdhënie me Rusinë apo Kirgistanin dhe nuk ishte në dijeni të këtyre dërgesave. BBC ngre pikëpyetje në lidhje me efektivitetin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Influencer's firm linked to shipment of UK tech to Russian military

Hetimi të çon te Valeria Baigascina, një 25-vjeçare, me origjinë nga Kazakistani, një shtet i Azisë Qendrore, por që tani jeton në Bjellorusi. Një modele me kohë të pjesshme, ajo poston rregullisht në rrjetet sociale për stilin e jetës së saj të jetesës. Në 2 vitet e fundit ajo ka vizituar Dubain, Sri Lankën dhe Malajzinë.

Valeria Baigascina (baigascina) - Profile | Pinterest

Mediat e saj sociale nuk dhanë asnjë tregues se ajo ishte gjithashtu drejtoreshë e një firme që kishte kontraktuar pajisje me vlerë miliona dollarë për kompanitë e sanksionuara në Rusi. Baigascina ishte themeluesja dhe drejtoresha e një kompanie të quajtur “Rama Group LLC”. E ngritur në shkurt 2023, ajo është e regjistruar në një adresë në Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit 3713 km nga shtëpia e saj në Bjellorusi.

A map showing the locations of Beck Optronic Solutions in Hemel Hempstead, UK, and of Rama Group LLC and Shisan LLC in Bishkek, Kyrgyzstan, as well as Belarus, where Valeria lives, Russia, and Ukraine.
The map also shows Crimea, which was annexed by Russia in 2014.

Të dy vendet janë ish-shtete sovjetike me lidhje të forta tregtare me Rusinë. Bjellorusia mbetet aleati më i fortë i Moskës në Evropë. Të dhënat tregtare tregojnë se që nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë në shkurt 2022, eksportet e Mbretërisë së Bashkuar në Kirgistan janë rritur me më shumë se 300%. Ekspertët dyshojnë se disa mallra janë të destinuara për në Moskë.

Instagram A young woman with long brown hair poses with an automatic rifle in what could be a shooting range. She is looking through the telescopic lens, with the muzzle of the gun facing the camera. She has bright yellow nail varnish and wears a leather jacket.

Dokumentet doganore të siguruara nga BBC sugjerojnë se “Grupi Rama” ka bërë dy dërgesa në Moskë për lente optike të nivelit të lartë që mund të përdoren në raketa, tanke dhe avionë.

An extract from customs documents in cyrillic script, detailing “Beck Optronic Ltd” as manufacturer, "Rama Group LLC" in Bishkek as supplier and Russia as a destination country.

Baigascina i tha BBC se ajo ishte themeluesja e kompanisë, por e kishte shitur atë në maj. Ajo i mohoi akuzat, duke thënë se kur e kishte në pronësi, “asgjë e tillë nuk ishte ofruar”. Ajo më pas e mbylli telefonin.

Më vonë, me email, ajo tha se akuzat ishin “qesharake” dhe të bazuara në “informacione të rreme”. Por investigimi i BBC tregon se në maj të këtij viti ajo ia shiti “Rama Group” shoqes së saj më të mirë, Angelina Zhurenko, (foto poshtë) e cila drejton një biznes të të brendshmeve në Kazakistan. 

Instagram In a selfie taken at sunset, a young woman with brown hair tied back is sitting outside a wooden gite She wears a low-cut grey top, earrings and sunglasses, and is smiling at the camera.

Vetë Zhurenko tha: “Aktivitetet tregtare kryhen ekskluzivisht në kuadër të legjislacionit aktual të Kirgistanit. Kompania nuk shkel asnjë ligj. Çdo informacion tjetër është i rremë.” ©BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts