Opinioni publik ëshë konfuzuar pas rrjedhjes së disa informacioneve të dala nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me çështjen nëse duhej mbajtur apo jo i izoluar Sali Berisha. Rrëmujën e ka shkaktuar botimi i një dispozitivi të thjeshtë të gjykatës, në të cilën dukej sikur anëtarët e saj nuk ranë dakord me masën e marrjes së pashaportës, por miratuan atë të detyrimit për tu paraqitur.
Në fakt, kjo është një lojë kungulleshakash vetëm për ti hedhur hi syve opinionit dhe për të mbajtur në jetë cipën e zhvirgjëruar të një organi të pavarur. Për ta kuptuar më thjeshtë, kushtetuesja ka vendosur troç, se lideri i opozitës duhet të vazhdojë izolimin edhe tani 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Ata kanë sanksionuar se “Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes”.
Për të kuptuar këtë zhargon juridik duhet ditur pak historia e kësaj çështjeje. Rreth një vit më parë SPAK dhe GJKKO u përballën me Berishën për një koncept teorik. Të parët pretendonin se Berisha duhej t’i nënshtrohej detyrimit për t’u paraqitur dhe dorëzimit të pashaportës, i dyti nuk bindej ta bënte këtë, sepse këmbëngulte se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa u votuar më parë nga kuvendi.
Ky “sherr”, përfundoi me arrestin shtëpiak. Pikërisht për këtë lideri i opozitës iu drejtua Gjykatën Kushtetuese që ajo të bënte interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit.
E thënë shkurt dhe troç kjo gjykatë ka legjitimuar se procedura e ndjekur, duke shmangur kuvendin për cënimin e imunitetit dhe të lirisë, është ajo e duhura.
Pra gjithçka tjetër “Jo, po me bllokimin e pashaportës është bërë gabim” e kështu me rradhë janë përralla me mbret, që nuk kanë asnjë peshë në vendimin final, nëse lideri i opozitës duhet mbajtur i izoluar apo jo.
Këto lojra kushtetuesja i bën gjithmonë ashtu siç u soll edhe me kërkesën e 30 deputetëve të PD për ta shqyrtuar të njëtën çështje. Gjykata vendosi se e drejta për tu ankuar i takonte vetëm Berishës, pasi ky i fundit të përfundonte të gjitha shkallët e gjykimit por jo grupit të 1/5 të deputetëve. “Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit,” thuhej në arsyetimin e gjykatësve të shumicës që vendosën të mos e kalojnë çështjen për shqyrtim në seancën plenare, ndonëse kjo e drejtë i takon 1/5 së deputetëve.
Natyrisht nëse në opinion ëshë krijuar konfuzion, Berisha personalisht qe i qarë për këë vendim. Ai e goditi menjëherë atë. ‘”Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut”. tha ai nga ballkoni ku vijon të mbetet i izoluar.