Ky është momenti kur gruaja më e gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër janë takuar së bashku. Në ditën Botërore të Rekordeve Guinness 2024 dy gratë shijuan çajin e pasdites së bashku në Londër.

Rumeysa Geligo, një studiuese nga Turqia dhe Jyoti Amge, nga India, u takuan për herë të parë.

Geligo është 2 metra 15,16 cm dhe është 27 vjece. Për shkak të gjendjes së saj, zakonisht lëviz në një karrige me rrota teksa ajo po ashtu përdorë rrjetet e saj sociale për të informuar njerëzit rreth kushteve të rralla mjekësore

Ndërsa Jyoti Amge ka hyrë në rekordin Guiness, si gruaja më e shkurtër në botë, vetëm 62,8 cm e gjatë. Aktorja indiane është 31 vjeç.

Rritja e Jyotit në fakt ndaloi kur ajo mbushi 5 vjeç dhe nuk ka ndryshuar që atëherë, përveç kësaj, ajo ka vazhduar të ndjekë shkollën me bashkëmoshatarët e saj. Jyoti nuk i ka menduar kurrë përmasat e saj si pengesë, falë mbështetjes së palëkundur të familjes së saj

Pavarësisht ndryshimit në gjatësi, ata shpejt u bënë miq dhe ndanë dhurata me njëri-tjetrin.

“Takimi me Jyotin për herë të parë ishte i mrekullueshëm. Ajo është zonja më e mrekullueshme në botë”, tha Rumeysa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts