Mallakastër – Prodhues e përpunues të ullirit nga Panairi i Mallakastrës edhe pse kanë prodhim të mbarë të ullirit kokërr apo vaj, ata janë të pakënaqur: “Duam rrugë në ullishte për të nxjerr prodhimin në treg. Nuk subvencionohemi, thonë ata, por ndërkohë janë duke punuar që të krijojnë brendin e vajit të ullirit Mallakastra”
Teksa kanë marrë pjesë në Panair ”Festa e ullirit” në Ballsh të Mallakstrës fermerët prodhues e përpunues të ullirit shprehen të pakënqur pasi kanë mbetur pa rrugë në ullishtet e tyre duke shpenzuar shumë për transportin e thasëve me ullinjë nga ullishtet deri në fabrikat e prëpunimit për vaj si nga vet fermerët por edhe nga përpunuesit e ullirit që prodhojnë vaj për shkak se terreni i kësaj zone është tepër i thyer.
Prodhues e përpunues të ullirit kanë pohuar se tregun si brenda e jashtë vendit e kanë gjetur vet ndërsa suvencione nga qeveria nuk kanë marrë asnjëherë. Ata po bashkohen për krijimin e brendit të vajit të ullirit Mallakastra.



Drejtuesi i zyrës së turizmit në bashkinë Mallakstër ka pohuar se nëse gjithe vendi ka afro 12 milionë dru ulliri të mbjellë 2.5 milionë ullinjë janë të mbjellë në zonën e Mallakstrës ndërkohë që fabrika prodhimi vaj ulliri numëron 22. Ai pohoi se zona e Mallakstrës është zonë kodrinore e fortë dhe fermerët e kanë të vështirë për të kryer transportin e ullirit nga ullishtat për në fabrika.




Nga ana e tij kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj ka pranuar se ka qënë e vështirë sepse tokat nuk kanë qënë të azhornuara, ka pasur konflikte mes banorëve për prona por po punohet me prioritet që në bazë të një studimi qëpo kryhet të hapen rrugë në ullishtet për tu lehtësuar transportin e ullirit nga ullishtat për në fabrika përpunimi.
Prodhuesit e vajit të ullirit në Mallakstër janë në diskutime që të gjithë bashkë të krijojnë brendin e vajit të ullirit Mallakstra për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.