Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti sonte në “Air Albania” ndeshjen e fundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës.
Kuqezinjtë u mundën 2-1, duke zbritur një ligë më poshtë, ndërsa ukrainasit nga fundi ngjiten në “Play-Off’.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve me rezultatin 2-0 (Zinchenko 5’ dhe Yaremchuk 10’).
Në pjesën e dytë, Uzuni fiton një penallti dhe Nedim Bajrami (75’) shënon, duke rihapur shpresat për kuqezinjtë.

Por deri në fund nuk pati gol dhe Shqipëria nga ëndrra për t’u ngjitur në Ligën A, zbret në Ligën C.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e disfatës së rëndë të kuqezinjve.