27-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Oslo, pas një incidenti të ndodhur në banesën e një gruaje me të cilën ai kishte lidhje…

Djali 27-vjeçar i Princeshës Mette-Marit është arrestuar mbrëmjen e së hënës nën dyshimin për përdhunim, sipas policisë!

Marius Borg Hoiby, djali i princeshës, akuzohet se ka thyer ligjin e Norvegjisë për “marrëdhëniet seksuale me një person që është pa ndjenja ose në një gjendje tjetër që e bën atë të paaftë të reagojë”.

“Ajo që policia mund të thotë për përdhunimin është se ai përfshin një akt seksual pa kontakt. Mësohet se viktima nuk ka mundur t’i rezistojë aktit”, tha policia.

27-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Oslo, pas një incidenti të ndodhur në banesën e një gruaje me të cilën ishte në lidhje.

Në atë kohë ai u procedua për ushtrim dhune dhe lëndim trupor ndaj partneres së tij, ndërsa në atë kohë autoritetet i gjetën edhe një thikë të gozhduar në murin e dhomës së gjumit.

Në gusht ai u arrestua sërish për shkelje të masës së ndalimit, pasi ndodhej në makinë me viktimën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts