Nga Romir Saraçi – Martinin nuk e vrau bashkëmoshatari i tij, por shoqëria dhe shkolla! Turravrapi për të siguruar mbijetesën, i ka bërë prindërit skllav të punës e lekut, për ti grantuar pak të mira më shumë fëmijëve, që ata të edukohen e shkollohen. Ja dorëzojnë fëmijën shkollës, ku nëpërmjet taksave mendojnë se kanë paguar një instititucion që I garanton atyre sigurinë në radhë të parë dhe edukimin.
Por ngjarja e djeshme nxori zbuluar degradimin e institucioneve arsimore. Ata prindër janë konfliktuar brenda shkollës, kanë krijuar situatë të paktën disa herë javën e fundit.
Por ccfarë bëri shkolla?
Në vend të trajtimit të situatës, të zgjidhjes së saj, me anë të mekanizmave të cilat ja ngarkon ligji, i trajtoi fëmijët si kriminelë, duke u munduar që ta nxjerrë konfliktin jashtë dyerve të saj, e në këtë mënyrë ruante imazhin, e heqjen e përgjegjësisë nga vetja!
Po a e trajtoi drejtoria e shkollës ndonjëherë konfliktin e tyre?
Psikologia apo punonjësja sociale a i trajtoi ndonjëherë ata fëmijë?
A u thirrën dhe a u kordinua ndonjë plan me prindërit për të zgjidhur konfliktin?
Jo, asnjërën nga këto nuk bëri, por nxori “kriminelët e mitur” në rrugë! Dhe pse, sepse drejtuesit e kësaj shkolle ishin të zënë, me postimin e statuseve të Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, për propagandën e radhës, se kështu e detyrojnë në grupin e ëhp patronazhistët! Për sa kohë degradimi do të mbulohet me propagandë, këto ngjarje do të trondisin ccdo ditë!
Vrasja e Martinit, ishte vetëm një rast, por ka me mijra raste ccdo ditë në shkolla, ku paradoleshentët në vend të trajtimit nga familja e shkolla trajtohen si kriminelë, e sjellja ndaj tyre është largimi nga përgjegjësië, e në këtë mënyrë kemi larguar problemet! Edhe më keq por vepron shoqëria, kur fëmijën tjetër që i mori jetën Martinit, po e trajtojnë si kriminelin më të madh të vendit, duke e denigruar me publikme fotosh e statusesh, të një të mituri të shfrenuar!
Dorëheqja e ndonjë ministri apo largimi i drejtoreshe shkolle është pak, ATO meritojnë të shkojnë në burg!