Mesditën e kësaj të shtune janë ndarë çmimet e Panairit të 27-të Librit në Tiranë. Juria ka vlerësuar si autorin më të mirë Enkel Demin për romanin “I rënë nga qielli”. Çmimi për përkthim i është dhënë Milena Selimit për përkthimin e veprës së Georgi Gospodinov, “Kohëstrehim”. Viola Isufaj është vlerësuar me çmimin për veprën studimore për kontributin e saj në historiografinë letrare shqipe me veprën “Zef Zorba”.
Viola Isufaj mori çmimin për veprën më të mirë studimore. Ndërsa Anastas Angjeli shpallet fituesi i çmimit për studimin më të mirë të shkencës ekonomike. Panairi do të vijojë të qëndrojë i hapur për lexuesit deri të dielën (17 nëntor).