Detaje të reja janë mësuar nga operacioni anti-drοgë që është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë dhe Fushë Krujë. Forca të shumta policie janë parë në atë që njihet si “Kodra e Diellit 2”. Kontrolle janë ushtruar edhe në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.
Mediat raportojnë se disa persona janë ndaluar nga policia. Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi. Është gjetur sasi kokaine te banesa ne Qerekë dhe përzierës. Ndërsa te Kodra e Diellit 2 dyshohet për laborator droge.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale. Në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare. Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Tiranës për këtë çështje. ©LAPSI.al
