Fier – Ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu i Gjermanisë trupi i pajetë i 33- vjecarit Dritan Lalaj.

Falë kontributit të shqiptarëve të Gjermanisë dhe banorëve të fshatit , prurja e trupit u mundësua pranë babait të tij, i cili apeloi dëshpërimisht në media të shihte trupin e djalit të vetëm për herë të fundit dhe për ta përcjellë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.

Sipas ekspertizës mjeko- ligjore gjermane i riu i ka dhënë fund jetës i vetëvarur në banesë ndërsa më herët kish tentuar vetëvrasjen me thikë. Shjaqwt kanë qënë se pronari ku ai oinonte i jwotw rrohën me vonesë, pohuan familjarë të viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts