LAJME
1 min read
80

Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Greqi

November 12, 2024
0
Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë rrugor është raportuar mëngjesin e djeshëm në Kipseli të Greqisë, ku për fat të keq humbi jetën një 18-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat greke raportojnë se aksidenti i frikshëm u regjistrua në kryqëzimin e rrugës Kipseli-Zakynthos, ndërsa mësohet se në aksidentin tragjik u përfshinë dy motomjete, që po lëviznin në të njëjtën korsi.

Përplasja ka qenë e fortë, me pasojë vdekjen në vend të 18-vjeçarit.

Në motorin tjetër ndodhej një 16-vjeçar, i cili për fat të mirë pësoi plagë të lehta. Adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vendase po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts