Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një banese.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nga persona të paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, sasia e lëndës eksplozive është vendosur në derën e banesës së shtetasit A. F., në lagjen ‘Tre Heronjtë’.
Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.