Fier – E paralizuara në fshatin Kafaraj të Frakullës për 46 vjet, prej një viti i është hequr paketa higjenosanitare nga KEMP-i Epror.
I vllai i të sëmurës, të na thonë çfarë është përmirësuar që e hoqën, pse nuk na sqarojnë. Jami 6 anëtarë në familje, kam tre fëmijë në shkollë nuk kami asnjë të punësuar. Nuk po ja dalim dotë.

Qazime Hamataj nga fshati Kafaraj i njësisë administrative Frakull bashkia Fier është 55 vjeçe dhe mbi 45 vjet ka që dergjet në shtrat për shkak të një sëmundje të rëndë që ka kaluar kur ka qënë 9 vjeçe, poliomilingjit.

Sipas ligjeve të kohës e qeverive të atyre viteve ajo ka marr pension, më pas KEMP, pagesa për shoqëruesin dhe paketa higjenosanitare që do të thotë 110 mije lekë të vjetra KEMP, 140 mije shoqëruesi dhe 220 mije paketa higjsanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts