Policia ka dyshime se personi i tretë që ndodhej në makinën e Hamza Licit, ndaj të cilit u bë atentat ka qenë edhe vëllai i tij, Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky i fundit dyshohet të ketë marrë dy plumba dhe të jetë dërguar në spital për mjekim.

Për këtë arsye, policia i ka zgjeruar hetimet jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të vendit. Kontrolle edhe në Fier e Vlorë pasi dyshohet se ai është mjekuar në një spital privat.

Nga atentati në fjalë u vra vëllai i Licit, Ibrahim Lici, Arlind Bushati si dhe Bashkim e Flutura Basha që u gjendën rastësisht në vendin e atentatit.

Burime policore pohojnë se  Lici ka marr dy plumba dhe ka marr mjekim në një klinikë private në Fier. Për këtë policia ka siguruar pamje filmike por janë gjetur edhe gjurmë gjaku, të paktën kto janë detajet, por ende nuk janë kryer provat laborotorike që të japin përfunsmdimishtë përgjigjen nëse ka qënë Lici apo dikish tjetër që ngjason me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts