SPORT
2 min read
73

Mourinho po shikon dtejt Anglisë

November 8, 2024
0
Mourinho po shikon dtejt Anglisë

A po rikthehet vërtet José Mourinho në Premier League? A ka përfunduar tashmë ‘martesa’ e tij me Fenerbahçen? Sipas “The Guardian’, Neëcastle e sheh trajnerin portugez si zëvendësuesin ideal të Eddie Howe, i cili do të largohet nga “Magpies”.

“Special One” kërkon një stol tjetër në Angli dhe pas Chelsea-t (dy herë), Manchester United dhe Tottenhami, ia ka vënë syrin skuadrës së Newcastle

Tabloidi anglez shkruan se Mourinho i pakënaqur te Fenerbache dhe kontaktet e drejtpërdrejta me ndërmjetësit e klubit anglez për të marrë përditësime mbi shkarkimin e Howe janë një e dhënë e rëndësishmë

Trajneri aktual i “Magpies” ishte në fije të perit para suksesit ndaj Arsenalit (1-0), pasi nuk kishte fituar në 5 ndeshje në ligë. Neëcastle ndodhet në vendin e njëmbëdhjetë të tabelës, vite dritë larg ambicieve sezonale të drejtuesve.

Dhe ndërsa pozicioni i Eddie Howe po lëkundet, ka edhe më shumë. Mourinho tashmë është takuar me presidentin e Newcastle, Yasir al-Rumayyan, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në mars. Një “takim” thjesht shoqëror, por “The Guardian” pohon se lidhja është ende aty, e paprekur. Kohët e fundit Mourinho kishte bërë deklarata kontradiktore për futbollin turk dhe mbi të gjitha për dëshirën e tij për t’u rikthyer herët a vonë në Premier League.

“Unë kurrë nuk i kisha parë ndeshjet e kampionatit turk derisa erdha këtu, sepse askush jashtë vendit nuk dëshiron t’i shohë. Kush dëshiron të shikojë kampionatin turk jashtë vendit? Ata kanë Premier League, Ligue 1, Bundesligë, ligën portugeze, Eredivisie. Pse duhet ta shikojnë këtë kampionat. Unë kam pasur tri klube në Angli, që do të thotë katër periudha të ndryshme stërvitore në Angli, dhe më pëlqen Londra, është shtëpia ime, kështu që duhet të kthehem një ditë,” – deklaroi portugezi pak ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts